Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Bimët që bëjnë mrekulli për shëndetin dhe mirëqenien

Shëndeti  |  08.09.2023 Ora 9:47   
 
Shëndeti dhe mirëqenia e secilit prej nesh në shtëpi apo edhe në vendet ku punojmë varet nga një sërë faktorësh, por lulet dhe bimët në mjediset ku qëndrojmë, padyshim që luajnë një rol të rëndësishëm.
 
Më poshtë gjeni shtatë arsye se përse të pasurit bimë dhe lule në mjediset e brendshme është një ide e shkëlqyer dhe shtatë bimët që i përshtaten më shumë këtyre ambienteve.

Bimët prodhojnë oksigjen

Kjo është padyshim argumenti më i fortë në favor. Pranohet gjerësisht që kur shumë njerëz ndajnë të njëjtin ambient, veçanërisht në zyra, krijohet një atmosferë mbytëse.
Si rrjedhojë shumë njerëz kanë dhimbje koke të shpeshta si dhe ndihen përgjithësisht më të lodhur. Arsyeja përse ndodh kjo është mbiprodhimi i dyoksidit të karbonit. Bimët prodhojnë oksigjen dhe rrjedhimisht hapësira e përbashkët do të jetë më e freskët.
 

Pastrojnë ajrin

Hapësirat e brendshme zakonisht kanë një përqendrim të lartë mikrobesh dhe bakteresh që gëlojnë në ajër. Disa bimë kanë aftësi dezinfektuese dhe pastruese të ajrit.
 

Mbrojnë shëndetin e syve

Kjo pikë vlen veçanërisht për bimët në zyra. Puna përpara kompjuterit mund të ketë një ndikim negativ në shikimin tonë dhe sidomos në shëndetin e përgjithshëm të syve.
Bimët arrijnë të zvogëlojnë pasojat negative sepse ato përthithin një sërë kimikatesh.
Për më tepër ato kanë ngjyrë të gjelbër dhe të gjithë e dimë që e gjelbra ka një efekt qetësues dhe freskues për sytë tanë.
 

Lagështia në ajër

Kondicionerët dhe ngrohësit kanë tendencën të thajnë ajrin. Duke qenë se bimët kanë nevojë për ujitje, ato e mbajnë mikroklimën rreth tyre të lagësht, duke përmirësuar kështu cilësinë e ajrit.
 

Neutralizojnë toksinat e dëmshme për shëndetin tonë

Shumë prej bimëve neutralizojnë toksinat që mbipopullojnë ajrin në hapësirën e brendshme përfshirë gazrat që vijnë nga rruga ose makinat, benzolin (që gjendet tek bojërat dhe tymi i cigares) Amoniakun (që gjendet në solucionet e pastrimit shtëpiak dhe pjesët kompjuterike) Ksilenën (që gjendet tek plastika dhe ngjitësit), Trikloroetilenin (tek bojërat, boja e printerit, llaku etj.), Formaldehidina (te mobilet, tymi i cigares dhe plastika).
 

Kanë një efekt anti-stres

Bimët, veçanërisht ato që kanë një aromë të lehtë siç janë menta, borziloku, rigoni dhe të tjerë kanë një efekt aromaterapeutike dhe anti-stres. Ato nuk i rëndojnë shqisat tona dhe rrisin aktivitetin e trurit, thelbësore për produktivitetin.
 

Filtrojnë duhanin

Disa bimë janë fantastike për tu vendosur në zona ku njerëzit pinë duhan. Ato funksionojnë si filtër për të përthithur kimikatet që gjenden tek tymi i duhanit.
Megjithatë herë pas here, edhe këto bimë kanë nevojë të qëndrojnë në ajër të pastër që edhe ato të marrin frymë lirisht.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing