Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Vlerësimi i tregut të aksioneve të firmës ka rënë me më shumë se 6%, ose pothuajse 200 miliardë dollarë në dy ditët e fundit.
Kina është tregu i tretë më i madh i gjigantit të teknologjisë, duke zënë 18% të të ardhurave totale të saj vitin e kaluar, raportoi BBC.
Është gjithashtu vendi ku shumica e produkteve të Apple prodhohen nga furnizuesi i saj më i madh Foxconn.
Ëall Street Journal raportoi të mërkurën se Pekini kishte urdhëruar zyrtarët që të mos sjellin iPhone në zyrë ose t'i përdorin ato për punë.
Të nesërmen, Bloomberg News raportoi se ndalimi mund të vendoset edhe për punëtorët në kompanitë shtetërore dhe agjencitë e mbështetura nga qeveria.