Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Adhuruesit e filmit e kanë vlerësuar filmin “Can u see us?” si filmin më pikëllues që kanë parë ndonjëherë në jetën e tyre dhe kanë thënë se kur e kanë parë nuk kanë mundur t’i mbajnë lotët.
Drama e vitit 2022 “Can you see us?”, kohët e fundit ka filluar të shfaqet edhe në Netflix dhe përdoruesit e kanë klasifikuar atë te kategoria e filmave që duhen parë, shkrun Unilad.
Fansat kanë këshilluar që ky film të mos ngatërrohet me miniserinë në Netflix, “When they see us”.
Me regji të Kenny Mumba, filmi “Can you see us?” është shkruar nga Andrew dhe Lawrence Thompson.
Në film bëhet fjalë për një djalë të ri zambian me albinizëm, i cili u refuzua nga babai i tij në lindje.
VIDEO:
Rolin e protagonistit kryesor të filmit kur ishte fëmijë e luan Thabo Kaamba, ndërsa kur të rritet rolin e luan George Sikazwe.
Filmi tregon jetën e tij mbushur me bullizëm e tragjedi dhe thuhet se është frymëzuar nga historia e vërtetë e John Chiti.
Chiti është një këngëtar popullor zambian me albinizëm dhe thuhet se ai shërbeu si një 'shkrues shtesë' në skenar.
Në një intervistë të vitit 2020, ai u hap rreth përvojave të tij të refuzimit dhe tha: “Kur linda, familja ime ishte e hutuar. Ata nuk mund ta besonin se unë u përkisja atyre dhe kjo çoi në divorcin e prindërve të mi".
Në vitin 2008, Chiti themeloi Fondacionin Albino të Zambias.
"Dikur fajësoja veten se isha një person me albinizëm. U rrita me vetëvlerësim të ulët sepse mendova se nuk jam mjaft njerëzor," shtoi ai. "Por nuk jemi ne që duhet të ndryshojmë, është shoqëria ajo që duhet të ndryshojë qëndrimet e saj ndaj nesh".
Adhuruesit e filmave kanë bërë komente të ndryshme për filmin dhe e kanë quajtur atë si filmi më pikëllues ndonjëherë. Të tjerë kanë thënë se filmi flet për të vërteta e shumë çështje që njerëzit nuk i dinë. “Është filmi që më ka hapur sytë më së shumti”, ka thënë një adhurues.
Një tjetër ka thënë se i është thyer zemra.