Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tre filma i kanë shtyrë datat e lansimit për shkak të Taylor Swiftit

Film  |  05.09.2023 Ora 8:47   

Tre filma i kanë ndryshuar data e lansimit nëpër kinema për ta shmangur konkurrencën për shikueshmëri me filmin koncertal të yllit të muzikës, Taylor Swift, i cili pritet të publikohet më 13 tetor.

Filmi i zhanrit horror, “The Exorcist: Believer”, që është vazhdim i projektit të vitit 1973, “The Exorcist”, dhe në rolet kryesore i sjell aktorët Leslie Odom Jr, Ann Dowd, Jennifer Nettles dhe Ellen Burstyn, tashmë do të dal në kinema një javë para datës së paralajmëruar.

Po ashtu komedia romantike, “What Happens Later”, që e rikthen yllin hollywoodian, Meg Ryan, në ekran të madh është shtyrë për t’u lansuar më 3 nëntor. Kështu, studioja filmike prapa këtij projekti po tenton që ta ruaj interesimin e publikut për ta shikuar filmin.

“Ordinary Angels”, drama e ardhshme e aktores Hilary Swank, ishte planifikuar të filloj së shfaquri më 13 tetor por premiera e tij është pezulluar përkohësisht. Realizatorët e filmit ende nuk e kanë konfirmuar datën e re të lansimit.

Filmi koncertal që zgjat tri orë, “Taylor Swift: The Eras Tour”, do të shfaqet për publikun në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

Në një postim të fundit në Instagram këngëtarja rekordthyese, Swift, tregoi se turneu “Eras Tour” ka qenë përvoja më kuptimplotë në jetën e saj dhe deklaroi se mezi pret që filmi me prapaskenat e koncerteve, të shfaqet për fansat e saj anembanë botës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing