Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aleanca Kosovare e Bizneseve duke u bazuar në një studim hulumtues, ka deklaruar se 17 mijë të rinj presin rreth 5 vjet për punësim.
Kjo bazuar në hulumtimin e tyre të 10 viteve të kaluara të tregut të punës në Kosovë.
“Mesatarisht punësohen rreth 8 mijë të papunë, kurse në tregun e punës shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë. Nga studimi del se një i ri duhet të presë rreth 5 vite për t’u punësuar në Kosovë për një pagë mesatare rreth 300€ në muaj si fillestar e pas një deri në dy vite deri 400€”, thuhet në raportin e AKB-së.
Tutje ata theksojnë se ky fakt përbën rrezik që vendi të mbetet pa fuqi punëtore.
“Kosova vazhdon të jetë vendi me pagën me të ulët në Ballkan dhe me natalitetin më të lartë në Bashkimin Evropian. Me këtë trend aktual Kosova rrezikon të mbetet pa të rinjtë dhe pa fuqi punëtore”, thuhet tutje në raportin e Aleancës Kosovare të Bizneseve.