Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ministrisë së Bujqësisë i dhurohen dy dronë për monitorim të pyjeve

Ekonomi  |  31.08.2023 Ora 8:07   

Ministria e Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka pranuar dy dronë për monitorim të pyjeve.Kështu ka bërë të ditur ministri Faton Peci, i cili ka njoftuar se dronët detektojnë dëmtuesit dhe keqbërësit e sektorit të pylltarisë dhe mundësojnë efektivitet në evidentim dhe kapje të tyre.

 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u shpreh i kënaqur që Agjencia e Pyjeve po bëhet me këta dronë modernë, përmes të cilëve do të kontrollojë në mënyrë më efikase dhe do të parandalojë prerjet ilegale të pyjeve të Kosovës.

Ai tha se këta dronë falë fjalës së fundit të teknologjisë detektojnë dëmtuesit dhe keqbërësit e sektorit të pylltarisë dhe mundësojnë efektivitet në evidentim dhe kapje të tyre. 

"Përmes përdorimit të teknologjisë moderne në mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve, siç janë edhe këta dronë me mundësi dhe performanca të jashtëzakonshme, do të kemi mundësi më të mira për monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve me fokus të posaçëm në evidentimin dhe parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyje dhe ruajtjen e tyre si pasuri kombëtare", tha ai./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing