Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

10 ushqimet që kontribuojnë në rritjen e forcimin e flokut

Shëndeti  |  29.08.2023 Ora 8:37   

Substancat më të mira për flokë, sipas ekspertëve janë: zinku, omega-3, kolagjeni, proteinat, vitamina B, vitaminat D, E, C, hekuri dhe silic.

Kurse RealSimple ka renditur ushqimet më të mira që përmbajnë këto substanca dhe që janë shumë të mirë për shëndetin e flokëve:

Jogurti

Njihet si ushqim fantastik me përmbajtje të vitaminave D dhe B. Gjithashtu ka shume proteina është i pasur me kalcium dhe ndihmon në shëndetin e eshtrave.

Salmoni

Peshku i pasur me omega-3 konsiderohet një super-ushqim nga ekspertët shëndetësorë. Gjithashtu është i pasur edhe me proteina, vitamina D dhe B.

Supë me eshtra

Kjo supë njihet se është e pasur me shumë kolagjen dhe proteina.

Fruta nga familja e citronëve

Familja e citronëve përbëhet nga frutat që përmbajnë shumë vitaminë C. Hyjnë limoni, grejpfruti, portokalli, domatja, etj. Këto fruta kanë edhe burim të vitaminës A.

Drithërat

Zakonisht janë shumë të pasura me silic, një agjent që njihet si mineral i bukurisë.

Avokado

Ky frut përmban shume vitaminë E dhe është i pasur me antioksidant që ndihmojnë në rritjen e flokut.

Farat dhe arroret

Kanë shume vitaminë B dhe omega 3 që i kontribuojnë rritjes së shëndetshme të flokëve.

Vezët

Vezët janë të pasura me vitaminë D dhe kanë shumë biotinë, zink dhe proteina.

Fasulet

Të pasura me zink, hekur, proteinë dhe biotinë. Janë një burim shumë i mirë i substancave që ndihmojnë flokët

Frutat e malit

Janë të njohura se kanë shumë antioksidant dhe ndihmojnë shëndetin duke e mbrojtur nga substanca të dëmshme. Frutat e malit janë shumë të pasura me vitaminë C që ndihmon qelizat dhe folikulat e flokëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing