Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova pjesë e Panairit të Bujqësisë, Ushqimit e Teknologjisë në Slloveni

Ekonomi  |  28.08.2023 Ora 8:28   

Për herë të parë Kosova merr pjesë në Panairin e Bujqësisë Ushqimit dhe Teknologjisë, “AGRA 2023” në Slloveni, i cili ka nisur të mbahet para 61 vitesh.

 

Fermerë, bujqë, e shoqata të ndryshme, bashkë me ambasadorin e Kosovës, Valdet Sadikun si dhe nga ministrja Bujqësisë, Venera Çerkini, ishin në hapje të këtij panairi, të cilin e hapi presidentja sllovene, Natasha Musar.

Pjesëmarrjen e Kosovës në këtë eveniment e ka mundësuar Oda Sllovene e Bizneseve në krye me Bajram Fushën, GIZ-in gjerman dhe Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia për zhvillimin e Bujqësisë të përfaqësuar nga Venera Qerkini  kryeshefe.

Qëllimi i pjesëmarrjes është thellimi i bashkëpunimit dhe krijimi i kontakteve të reja me agrobiznese të vendeve të rajonit.

Në këtë Panair po marrin pjesë 35 shtete dhe 1700 kompani e shoqata nga mbarë Evropa./rtk/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing