Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Lëkura si organi më i madh i trupit luan një rol tepër të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit të njeriut. Lëkura rregullon përthithjen e lagështisë dhe rregullon temperaturën trupore. Një gabim që shpesh njerëzit e kanë bërë është se i kanë vlerësuar lipidet e lëkurës si diçka që shkakton yndyrë në lëkurë dhe si pasojë krijohen aknet. Lipidet në të vërtetë luajnë një rol vital për lëkurën.
Lipidet - komponimet organike që përfshijnë yndyrat, vajrat, dyllin dhe llojet e tjera të molekulave janë përbërës thelbësorë të shtresës më të jashtme të lëkurës. Ndryshimet në përbërjen e shtresës lipide të lëkurës mund të prishin aftësinë e saj për të funksionuar si një barrierë mbrojtëse, duke çuar në një sërë sëmundjesh të lëkurës si ekzema e psoriaza, ka shkruar TheConversation.
Lëkura e njeriut kolonizohet nga mijëra lloje bakteresh. Një nga mikrobet më të zakonshme në lëkurë, “Cutibacterium acnes”, ose “C. Acnes”, është shumë e njohur në shkaktimin e akneve, por efektet e saj në shëndetin e lëkurës nuk janë shumë të njohura.
Dermatologu nga laboratori Gallo në Kaliforni ka studiuar mënyrën se si lëkura e mbron organizmin nga faktorët e jashtëm. Ai ka thënë se “C. Acnes” i bën disa qeliza të lëkurës të rrisin ndjeshëm prodhimin e lipideve që janë të rëndësishme për të mbajtur barrierën e lëkurës.
Për të parë rolin e baktereve në prodhimin e lipideve dermatologu ka bërë një eksperiment.
Gjithashtu ekspertët kanë gjetur se “C. Acnes” induktoi këtë rritje të prodhimit të lipideve duke prodhuar një lloj acidi yndyror të quajtur acidi propani. Acid ky që krijon një mjedis acidik të lëkurës që siguron një numër përfitimesh, duke përfshirë kufizimin e rritjes së patogjeneve, reduktimin e infeksioneve dhe kontributin në efektet anti-inflamatore në zorrë. Acidi propanin nëpërmjet lëkurës redukton humbjen e ujit në organizëm.
Lipidet jo vetëm që reduktojnë infeksionet në trup, ato gjithashtu ndikojnë edhe mikrobiomin e lëkurës në mënyrë që asnjë mikrob të mos depërtojë në organizëm.