Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Moti i lagësht siguron terrenin e përsosur për rritjen bakteriale, duke rritur rrezikun nga infeksionet urinare. Moti me lagështi është më i keqi sa i përket infeksioneve urinare. Bashkë me të edhe tualetet publike të cilat frekuentohen nga shumë individë.
Higjiena e ulët është po ashtu shkaktare e infeksioneve.
Mbathjet me materiale sintetike shkaktojnë probleme gjithashtu, sikur edhe veshjet tepër të ngushta. Duke veshur këto lloj mbathjesh e rrobash ajri nuk qarkullon te zona gjenitale.
Kur këto elemente bashkohen me lagështinë në ajër krijojnë infeksione shumë të këqija të traktit urinar, ka shkruar HealShots.com
Këto infeksione të traktit urinar i prekin edhe burrat. Por ekspertët shëndetësorë kanë treguar se gratë kanë më shumë potencial për t’u prekur nga këto lloj infeksionesh urinare.
Përdorimi i produkteve të parfumosura ose me bazë alkooli rreth zonës gjenitale kanë tendencë të shkaktojnë infeksione të traktit urinar te gratë po ashtu. Njëjtë ndodh edhe me përdorimin e pecetave sanitare dhe tamponëve për më gjatë se ç'janë të nevojshme.
Shenjat e infeksionit urinar
Në përgjithësi fillon me një ndjesi djegieje gjatë urinimit, e ndjekur nga dhembja abdominale dhe dhimbje rreth hapjes uretrale. Do të ketë një nxitje për të urinuar shpesh dhe në sasi të vogla. Është e zakonshme që njerëzit të kenë ftohje si dhe ethe. Ekspertët shtojnë se është me rëndësi që pacientët ta vizitojnë mjekun shpejt nëse këto simptoma vazhdojnë, përndryshe infeksionet mund të udhëtojnë deri në uretër dhe të shkaktojnë infeksione të veshkave.
Gratë në menopauzë, ato shtatzëna dhe diabetike janë më të prira ndaj infeksioneve urinare dhe ato duhet të informohen më shumë rreth këtyre infeksioneve.
Mënyrat si të parandalohen infeksionet e traktit urinar
Pini shumë ujë për të qëndruar të hidratuar. Sa më shumë të konsumosh, aq më e aftë do të jetë fshikëza jote që t’i heqë qafe mikroorganizmat e dëmshëm, nëse ka.
Duhet ta ruani higjienën dhe të pastroni siç duhet zonën tuaj gjenitale. Duhet ta pastroni zonën gjenitale pasi të përdorni guacën e tualetit.
Ndërroni rrobat e lagura menjëherë.
Ndërroni tamponët sanitarë çdo 3-4 orë dhe tamponët brenda 4-6 orë.
Urinoni gjithmonë pas marrëdhënieve seksuale dhe pastrohuni mirë.
Sigurohuni që të konsultoheni menjëherë me një mjek nëse vëreni ndonjë simptomë.