Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Aprovohet për shtatzëna vaksina e Pfizerit për t’i mbrojtur bebet nga RSV-ja

Shëndeti  |  24.08.2023 Ora 8:50   

“Abrysvo” e Pfizer është bërë vaksina e parë për gratë shtatzëna që mbron të sapolindurit kundër virusi sincicial respirator (RSV).

FDA ka nënshkruar aprovimin për “Abrysvo” për gratë që kanë qenë shtatzënë për 32 deri në 36 javë. Vaksina u jep mbrojtje foshnjave për gjashtë muajt e parë të jetës së tyre.

Vaksina e Pfizer nuk është e para për mbrojtjen e foshnjave nga RSV-ja. Muajin e kaluar, Sanofi dhe AstraZeneca dhanë dritën e gjelbër për “Beyfortus” te foshnjat deri në 24 muaj. Por “Abrysvo” e merr mbrojtjen një hap më parë.

"Ne jemi vërtet të ngazëllyer të kemi mundësinë të mbrojmë bebet nga fillimi dhe po ashtu të jemi në gjendje të shohim nëse do të zvogëlojmë disa prej këtyre gjendjeve në mushkërinë e këtyre fëmijëve”, tha Annaliesa Anderson, zëvendëspresidente e lartë dhe drejtuese e departamentit për vaksina në Pfizer, në një intervistë me Fierce.

RSV është shkaku kryesor i hospitalizimit për foshnjat dhe vret çdo vit rreth 300 fëmijë më të vegjël se 5 vjeç në SHBA, sipas CDC.

Në maj, një komitet këshillimor i FDA ra dakord unanimisht se rezultatet e testimeve treguan efikasitetin e “Abrysvo”, duke mbështetur vaksinimin në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Por me dritën jeshile, dritarja e përdorimit u ngushtua në vetëm katër javë.

"Është një vaksinë globale. Do të shohim licensa dhe rekomandime të ndryshme në rajone të ndryshme," tha Anderson. "Kështu që sigurisht do të marrim të dhëna mbi dritaret më të gjera të vaksinimit që mund t'i shohim dhe të shikojmë për ta zgjeruar këtë etiketë me kalimin e kohës".

Vendimi i FDA për të kufizuar dritaren ishte me gjasë për shkak se testimet e vaksinës Pfizer në 7,000 gra shtatzëna tregoi se kishte gjasa pak më të larta të lindjes së parakohshme tek ato që morën vaksinën./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing