Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

10 veturat më të shtrenjta të shitura nëpër ankande

Auto  |  23.08.2023 Ora 8:53   

Tregu i veturave klasike është ndër hapësirat ku njerëzit më të pasur e të famshëm preferojnë të shpenzojnë shuma të larta parash. Si rezultat, veturat e rralla klasike dominojnë top-10 veturat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë nëpër ankande.

Titulli për veturën më të shtrenjtë ndonjëherë u arrit më 2022.

Përderisa disa vetura shiten privatisht edhe më shtrenjtë, ato mbesin vetëm spekulime pasi s’ka mënyrë për t’i konfirmuar çmimet. Siç shkruan “Auto-Express”, një Ferrari 250 GTO besohet të jetë shitur për rreth 70 milionë euro, por shitja s’është zyrtare dhe nuk mund të përfshihet nëpër lista publike.

Ky medium ka renditur 10 veturat të shitura më së shtrenjti nëpër ankande:

10. Aston Martin DBR1 1956 – 22.5 milionë dollarë (Ankandi “RM Sotheby’s”, 2017)

9. Ferrari 275 GTB/C Speciale by Scaglietti 1965 – 26.4 milionë dollarë (“RM Sotheby’s”, 2014)

8. Ferrari 275 GTB/4*S NART Spider 1967 – 27.5 milionë dollarë (“RM Sotheby’s”, 2013)

7. Ferrari 290 MM 1956 – 28.05 milionë dollarë (“RM Sotheby’s”, 2015)

6. Mercedes-Benz W196 1954 – 29.6 milionë dollarë (“Bonhams”, 2013)

5. Ferrari 412P Berlinetta 1967 – 30.25 milionë dollarë (“Bonhams”, 2023)

4. Ferrari 335 Sport Scaglietti 1957 – 35.7 milionë dollarë (“Artcurial”, 2016)

3. Ferrari 250 GTO 1962 – 38.1 milionë dollarë (“Bonhams”, 2014)

2. Ferrari 250 GTO 1962 – 48.4 milionë dollarë (“RM Sotheby’s”, 2018)

1. Mercedes-Benz 300 SLR Uhlenhaut Coupe 1955 – 142 milionë dollarë (“RM Sotheby’s”, ankand ekskluziv me ftesa në Gjermani, 2022)

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing