Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kur AMG njoftoi se do t’i prodhojë SL dhe GT Coupe-n në të njëjtën kohë, disa entuziastë kritikuan Mercedes-in për “zbutjen” e rivalit të Porsche 911 duke e kthyer atë në një SL me çati fikse metalike, por tani që “coupe-ja” është prezantuar, duket se kritikat ishin të nxituara.
Mercedes-AMG coupe është një “makineri” me performancë të lartë që përfaqëson një version më praktik të veturës sportive me konfigurim të ulëseve 2+2 dhe me drejtim plotësisht të ndryshueshëm me katër rrota 4Matic+.
Ajo fillimisht do të ofrohet vetëm me variantet “63” dhe “55” të motorëve V8, kështu që duhet të presim të marrim vesh se nëse motori me katër cilindra prej 375 kuaj fuqish – i cili përdoret edhe nga SL 43-shi – do të integrohet më vonë, përcjell Telegrafi.
AMG GT 63 më i fuqishëm fuqizohet nga një motor V8 4.0 litërsh me turbo të dyfishtë, që prodhon 577 kuaj fuqi dhe 800 njuton metër fuqi rrotulluese.
Shpejtësia prej 0 deri në 100kMh arrihet në vetëm pak më shumë se 3 sekonda.
Modeli AMG GT 55 Coupe prodhon 496 kuaj fuqi dhe 700 njuton metër fuqi rrotulluese, ndërsa koha e nevojshme për arritjen e shpejtësisë nga 0 në 100 km/h është rreth 4 sekonda.
Shpejtësia maksimale e “coupe” më të fuqishme do të jetë 315 km/h, ndërsa ajo e modelit bazik do jetë 295 km/h.
Të dyja modelet, si “63” ashtu dhe “55” e kanë drejtimin me të katër rrotat dhe një transmision automatik me nëntë shpejtësi, ndërsa një friksion “i lagur” zëvendëson konvertuesin e fuqisë rrotulluese.
Ajo që vlen të ceket është se çmimet e këtyre modeleve të reja nga Mercedes, nuk janë publikuar ende. /Telegrafi/