Të apasionuarit pas kafesë mburren me faktin se kjo e fundit është e pasur me antioksidantë dhe mund të shmangë një sërë komplikacionesh shëndetësore.
Nëse dëshironi të maksimizoni vlerat e kafesë, më posht i keni gjashtë këshilla se si të shijoni ritualin e papërsëritshëm të mëngjesit.
Në Fillim Një Gotë Ujë
Njerëzit që e nisin ditën me një filxhan kafeje, nuk pijnë mjaftueshëm ujë gjatë ditës.
Ekspertët rekomandojnë që të pini një gotë me ujë kur të zgjoheni dhe përpara se të pini kafenë.
Për më tepër, ekspertët thonë se rituali i ujit duhet të vazhdojë edhe gjatë ditës që të jeni të hidratuar.
Hiqni Dorë Nga Ëmbëlsuesit Artificialë
Ëmbëlsuesit artificialë kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rrezikun në rritje të mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ekspertët thonë se është më mirë të përdorni fare pak sheqer të vërtetë sesa ëmbëlsues artificial.
Vetëm Një Lugë Sheqer
Shoqata Amerikane E Zemrës rekomandon përdorimin e jo më shumë se 6 lugëve çaji me sheqer në ditë.
Përpiquni të rezervoni vetëm një lugë çai me sheqer për kafenë tuaj dhe jo më shumë.
Qumësht Me Bazë Bimore Ose Bagëtish Të Ushqyera Me Bar
Qumështi i bagëtive të ushqyera me bar është i pasur në vlera dhe acide yndyrore.
Qumështi me bazë bimore siç është ai i bajameve, arrës së kokosit apo shqemes ka më pak kalori dhe është më natyral.
Shtoni Erëza
Nëse jeni të angazhuar në misionin e heqjes dorë nga sheqeri, atëherë zgjidhni erëza të ëmbla pluhur siç janë xhenxhefili, arrëmyshku, karafili apo kanella.
Këto erëza rrisin ndjeshëm dozën e antioksidantëve.
Kanella ka vlerën e shtuar sepse ndihmon të ulë sheqerin në gjak dhe është e pasur me antioksidantë.
Dremitje Pas Kafesë
Është e vërtetë që kafeja sjell energji, por efektet e saj ndihen vetëm 30 minuta pas pirjes.
Kjo do të thotë se ju mund të pini kafenë dhe të bëni një dremitje të shkurtër prej 30 minutash.
Kur të zgjoheni do të jeni energjikë.
Megjithatë kjo nuk rekomandohet në orët e pasdites.
Kafeja nuk duhet pirë të paktën 6 orë përpara gjumit të mbrëmjes./AgroWeb.org