Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjiganti teknologjik Google ka njoftuar se do ta përdorë inteligjencën artificiale në funksionimin e kërkimit për t’u ndihmuar përdoruesve të “kuptojnë më mirë informatat” në internet.
Me aplikacionin “Google Search” për shfletuesin Chrome, tani është një opsion beta për të përmbledhur artikujt e gjatë. Chrome është në gjendje të ofrojë “pikat kyçe” nga një uebfaqe, krahas sektorit të “eksplorimit në faqe”. Kjo do të bëhet përmes pyetjeve e përgjigjeve nga përmbajtja.
Google ka thënë se veçoria është e menduar t’u ndihmojë njerëzve për “angazhim më të thellë” me përmbajtjet më të gjata nga krijuesit. Veçoria funksionon falas.
Aktualisht funksionimi nëpërmjet AI-së është në dispozicion në shfletuesin Chrome në pajisjet iOS dhe Android. Google ka thënë se planifikon ta zgjerojë veçorinë edhe për versionin desktop në “ditët në vijim”.
Në të ardhmen po ashtu ky gjigant planifikon të shtojë edhe veçori të tjera nga inteligjenca artificiale.