Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tesla sjell versionet më të lira Standard Range të Model S dhe X

Auto  |  17.08.2023 Ora 9:04   

Tesla ka prezantuar versionet e reja të Model S dhe Model X, të cilat janë në dispozicion me çmime dukshëm më të ulëta.

Blerësit e veturave Tesla tani mund të zgjedhin versionet Standard Range të sedanit të madh dhe SUV.

Që kur Tesla rinovoi modelet e saj të vitit 2021, kompania ka ofruar vetëm versione me gamë të gjerë, ose Plaid, të Model S dhe X. Aktualisht, sedani kushton 88490 dollarë dhe SUV kushton 98490 dollarë, megjithatë, versionet e reja Standard Range kushtojnë saktësisht 10000 dollarë më pak, 78490 dollarë për Modelin S dhe 88490 dollarë për Modelin X.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se ulja e çmimit vjen në kurriz të diapazonit. Modeli S ka një distancë prej 652 kilometrash, por në rastin e versionit Standard Range, distanca reduktohet në 515 kilometra.

Duket qartë se bëhet fjalë për një ulje prej 21 për qind, ose 137 kilometra në krahasim me modelin më të shtrenjtë.

Modeli X me rreze të zgjatur mund të udhëtojë deri në 560 kilometra, por versioni i tij Standard Range “hedh” deri në maksimum 433 kilometra. Në këtë rast bëhet fjalë për uljen e rrezes me 23 për qind, pra me 127 kilometra.

Përveç kësaj, performanca është “më e dobët”. Modeli S Standard Range përshpejton nga 0 në 96 km/h në 3,7 sekonda (3,1 sekonda për modelin më të shtrenjtë), dhe Modeli X në 4,4 sekonda (3,8 sekonda për modelin më të shtrenjtë). Një rënie e konsiderueshme e performancës është evidente, por gjatë drejtimit “normal”, drejtuesit ndoshta nuk do ta vënë re ndryshimin.

Të dy modelet Standard Range kanë dy motorë elektrikë dhe me katër rrota, por edhe bateri të plota si versionet më të shtrenjta. Megjithatë, kapaciteti shtesë do të jetë i bllokuar me softuer, një lëvizje që Tesla e ka përdorur më parë.

Dorëzimi i modeleve të reja nis në shtator dhe është pjesë e strategjisë së kompanisë për të sakrifikuar një pjesë të fitimeve të saj për të rritur numrin e automjeteve të shitura. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing