Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Arsyet Përse po Qajmë më Shumë – Faktet Interesante që Duhet t’i Lexoni

Shëndeti  |  16.08.2023 Ora 9:04   

Në këto kohë tepër skalitëse, njerëzit vërejnë se qajnë më shpesh se çdo herë tjetër dhe kjo nuk ka arsye përse të reflektojë një ndryshim në personalitet.

Stresi prej koronavirusit godet në mënyra të ndryshme: izolimi social, frika ndaj ekspozimit, humbja e një personi të dashur, shkollimi i fëmijëve online dhe mbi të gjitha financat e paqëndrueshme.

Psikologët sqarojnë se stresi shkakton plogështi të thellë që vështirëson aftësinë tonë për tu vetë-qetësuar.

Kjo na bën tepër të brishtë ndaj drobitjes emocionale e për pasojë, lotët bien sa hap e mbyll sytë.

Shkenca e Lotëve, Arsyeja Përse Po Qajmë Kaq Shpesh

E qara, sipas psikologëve, mund të jetë një formë vetë-qetësimi për disa njerëz.

Ajo e ndihmon trupin të arrijë një qetësi fiziologjike dhe ul rrahjet e zemrës.

Arsyet përse qajmë janë të larmishme dhe mund të nxiten jo vetëm nga hormonet.

E Qara Emocionale

Ngarkesa e rëndë emocionale e bën të vështirë përpunimin e ndjenjave dhe mendimeve dhe akumulimi pa karar i tyre duhet shkarkuar.

Nëse vëni re që përloteni shpesh gjatë ditës duhet të kujdeseni patjetër për veten, duke kërkuar një takim tek terapisti, duke zbatuar teknika të qetësimit ose thjesht fare duke bërë një banjë të nxehtë.

Empatia Emocionale

E qara mund të jetë ngjitëse. Nëse vëreni se po përloteni më shpesh pasi keni kaluar kohë me dikë që qan vazhdimisht, atëherë subkoshienca juaj nxit të qarën si pasojë e empatisë emocionale.

Emocionet aktivizojnë një pjesë të trurit që reflekton edhe gjendjen e ngarkuar të personit tjetër dhe e qara vjen natyrshëm.

E Qara Si Rrjedhojë e Asociimit

E keni vënë re që kur rishikoni një film që ju ka emocionuar, qani më lehtë? Kjo vjen si pasojë e asocimit të një kujtimi, kënge, filmi me një ndjenjë të caktuar emocionale siç është trishtimi, melankolia etj.

Truri regjistron reagimin e parë dhe më pas e përsërit atë sipas nevojës.

Faktori Temperament

Njerëzit që kanë çrregullime emocionale dhe i përjetojnë emocionet në nivel më të thellë se të tjerët janë më të prirur të qajnë me shpesh dhe më lehtë.

Njerëz të caktuar bëhen shumë të ndjeshëm në situata që ngacmojnë emocionet e tyre, siç mund të jetë rasti i trishtimit.

Një njeri me temperament të fortë qan më pak, ndërsa një njeriu të ndjeshëm i shpëtojnë lotët pa fre.

Depresioni Dhe Ankthi

Nëse ju vëreni ndryshime në frekuencën dhe intensitetin e të qarës dhe përputhjen e tyre me humorin tuaj, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun për të përjashtuar ose jo mundësinë e depresionit.

Ky i fundit karakterizohet nga ndjenjat e mërzisë, mungesës së shpresës, boshllëkut, humbjes së interest, shqetësimeve me gjumin dhe plogështinë.

Ankthi nga ana tjetër karakterizohet nga një shqetësim i thellë, irritim i tejskajshëm, vështirësi në përqendrim dhe lotë… shumë lotë.

Nëse këto rreshta përshkruajnë mirë gjëngjen tuaj emocionale, atëherë AgroËeb.org ju këshillon që të konsultoheni me një therapist që mund të japë rekomandimet e duhura për tu ndier më mirë.

Traumat e Fëmijërisë

Traumat e fëmijërisë janë përgjegjëse për shumë prej çrregullimeve mendore apo edhe luhatjeve të humorit.

Njerëzit që kanë kaluar një eksperiencë traumatike e kanë më të lehtë për të qarë se njerëzit që kanë kaluar një jetë përgjithësisht të hareshme.

Kjo ndodh sepse sistemi nervor simpatetik përjeton traumën dhe ankthin në të njëjtën mënyrë me episodin e parë, pra është një reagim i përvetësuar dhe e qara vjen automatike.

Personaliteti

Secili prej nesh ka një personalitet unik që përbëhet nga sjellje, veçori, karakteristika dhe aftësitë e të nxënit dhe të funksionuarit.

Dallimet biologjike në strukturën e trurit dhe në fiziologji ndikojnë fort në personalitetin tuaj dhe në ndjeshmërinë emocionale gjë që mund të shkaktojë një lumë lotësh.

Ka njerëz me personalitet të brishtë që janë tepër të ndjeshëm ndaj rrethanave, ambientit, ndjenjave, sensit të së mirës dhe të keqes e të tjera si këto të cilët për fat të keq, janë të predispozuar të qajnë më shpesh dhe të vuajnë më shumë./AgroWeb.org

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing