Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Peugeoti ka prezantuar modelet e reja të motorëve hibridë 48V që do të debutojnë në linjat e veturave të reja 3008 dhe 5008.
Sistemi i ri hibrid përmban motorin benzinë me gjashtë shpejtësi plus një bateri 48V që rimbushet gjatë ngasjes, për total prej 134 kuajfuqish.
Sistemi i ri 48V zëvendëson versionin PureTech 130EAT8 dhe sipas Peugeotit do t’i reduktojë shpenzimet për të paktën 15 për qind dhe ia mundëson ngasjen pa emetim karboni në distanca të shkurtra e shpejtësi të ulët.
Edhe pse modelet 3008 dhe 5008 do të jenë të parat që do ta përfshijnë këtë sistem, linja do të zgjerohet edhe te modelet 208 Supermini, 2008 Compact SUV, 308 hatchback, 308 SW dhe 408-shi i ri.
Shitjet e modeleve 3008 dhe 5008 të reja do të nisin në verë.
Sistemi i ri ia mundëson shoferëve të shohin kur vetura po ecën me tërësisht ngasje elektrike, nivelin e baterisë dhe fuqisë aktuale. Po ashtu shfaqet edhe përqindja e distancës së kaluar në ngasjen tërësisht elektrike.
Peugeoti ka thënë se modelet do të kenë edhe sistemin alarmues akustik që emeton zë kurdo që vozitet në qasje elektrike për t’i paralajmëruar pjesëmarrësit në trafik./koha/