Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Turmeriku, erëza që ndihmon kundër sëmundjeve të veshkave

Shëndeti  |  14.08.2023 Ora 8:42   
 

Një ndër erëzat më të mira për shëndetin e veshkave e kundër sëmundjeve që i dëmtojnë veshkat, është turmeriku.

 

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo erëz ndihmon shumë në lehtësimin e simptomave për pacientët që vuajnë nga këto sëmundje.

Kjo mirësi e turmerikut i atribuohet kurkuminës, një përbërës aktiv që ngadalëson progresin e sëmundjeve kronike dhe parandalon probleme me veshkat.

 

Kurkumina konsiderohet si antioksidant dhe anti-inflamator.

 

Kurkumina i jep turmerikut edhe ngjyrën karakteristike

Kurkumina është provuar të jetë efikase në trajtimin dhe mbajtjen nën kontroll të ulçerës peptike, psoriazës, diabetit, aterosklerozës madje edhe kundër kancerit.

Studime të një shkalle të vogël mbi vlerat e kurkuminës tek turmeiku tregojnë se në vetëm tre muaj konsum të rregullt, ajo mund të ulë tensionin sistolik të gjakut, të shmangë lëshimin e proteinave të tepërta në urinë si dhe shmang gjakderdhjen nëpërmjet rrugëve urinare.

Për më tepër, është zbuluar se kjo erëz përmirëson treguesit inflamatorë tek pacientët e dializës, përmirëson nivelin e lipideve në gjak dhe ul rrezikun e sëmundjeve të veshkave.

Efektet anësore të turmerikut

Në krahasim me kura të tjera natyrale, turmeriku është një erëz e sigurtë të cilën trupi e toleron edhe në doza të larta.

Megjithatë, turmeriku ka nevojë të shoqërohet me piper në mënyrë që trupi të përthithë plotësisht vlerat e tij.

Piperi i zi ndihmon në përthithjen e kurkuminës në një nivel mbi 2000 për qind.

Tek disa njerëz, turmeriku mund të shkaktojë probleme me tretjen, si konstipacion, të përziera, të vjella, refluks acidik dhe dhimbje barku./AgroWeb.org

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing