Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Prodhimi dhe shitja e veturës së re Ford Explorer plotësisht elektrik është shtyrë për verën e vitit të ardhshëm, raporton “Auto Express”.
Ford Exploreri elektrik ishte paraparë të dilte në shitje në vjeshtën e këtij viti, por është dashur të shtyhet data për shkak të standardeve të reja teknike evropiane.
Prodhim i ri i partneritetit mes Fordit dhe Volkswagenit, Exploreri i ri e ka platformën ID.4 MEB, por Ford ka marrë vendim që të shtyhet prodhimi për t’u siguruar që është në përputhje me rregulloret e reja që pritet të dalin sa i përket sigurisë së baterimeve.
“Ne jemi të entuziazmuar të sjellim Explorerin elektrik te konsumatorët tanë në Evropë, vetura e parë elektrike prë pasagjerë e prodhuar në Qendrën e Fordit në Koeln për vetura elektrike. Ford i përqafon standardet teknike për veturat elektrike, pasi është në përputhje me filozofinë tonë të brendshme për të ofruar veturë të sigurtë dhe të kualitetit të lartë. Kjo nënkupton se Exploreri i ri do t’u ofrohet konsumatorëve nga vera e vitit 2024”, thuhet nga Ford.