Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mungesa e çipave që ka krijuar pengesa për industrinë e veturave në Gjermani, do të zgjasë me vite pavarësisht planeve të prodhuesve të çipave për të ndërtuar fabrika në vend, citohet të ketë thënë një menaxher i lartë i Audi-së, raportoi të dielën Reuters.
Prodhuesit gjermanë të automjeteve dhe prodhuesit e elektronikës janë goditur rëndë nga vonesat në prodhim, të shkaktuara nga një mungesë globale e çipave.
Ekzekutivët dhe politikëbërësit po rimendojnë linjat e furnizimit dhe po përpiqen të reduktojnë varësinë nga një pjesë e vogël e furnizuesve të çipave aziatikë dhe amerikanë.
Berlini është duke u ballafaquar me prodhuesit më të mëdhenj të çipave me kontratë me miliarda euro subvencione. Prodhuesit e çipave si Intel i SHBA-së dhe TSMC i Tajvanit këtë vit njoftuan planet për të ndërtuar fabrika në Gjermani.
"Në fund të fundit duhen vite. Bëhet fjalë për miliarda dollarë që po investohen", ka thënë Renate Vachenauer, drejtuese e prokurimeve në Audi në pronësi të Volkswagenit./koha/