Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjenerata e dytë e veturës sportive me motor të përparmë të Mercedes-AMG – e cila zëvendësoi SLS – është “binjaku coupe” i kabrioletit më të fundit Mercedes-AMG SL.
Mercedes-AMG GT pritet që të lansohet me një motor V8 me turbo të dyfishtë me benzinë, edhe pse versionet plug-in hibrid – si dhe motorët më të vegjël me gjashtë cilindra, apo edhe me katër cilindra me fuqi të lartë – mund të vijnë në një datë të mëvonshme, raporton Drive, përcjell Telegrafi.
GT-ja e re do të ofrohet ekskluzivisht si një “coupe”, pa ndonjë planifikim për versionin kabriolet, pasi që ai rol do të plotësohet nga SL.
Fotot e rrjedhura të AMG GT-së së re kanë dalur në internet më herët gjatë vitit, të cilat shfaqnin një pamje më agresive me shenja dizajni dhe përmasa trupore të ngjashme me kabrioletin SL.
Versionet e nivelit të lartë pritet të marrin një dizajn edhe më të spikatur të pjesës së përparme, me një hapje më të madhe të griles me dy pjesë të frymëzuar nga modeli kryesor GT Black Series të linjës aktuale. /Telegrafi/