Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një në shtatë nëna të reja vuajnë nga depresioni i paslindjes, një gjendje e rëndë e shëndetit mendor pas lindjes së fëmijës. Megjithatë, pavarësisht nga mbizotërimi i sëmundjes, nuk ka pasur ilaçe orale për ta trajtuar atë në mënyrë specifike.
Kjo ndryshoi javën e kaluar me miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, pasi erdhi një pilulë që merret një herë në ditë për vetëm dy javë. Mjekimi ofron një metodë trajtimi të volitshme dhe efektive për nënat e reja. Ajo gjithashtu përforcon mesazhin vendimtar se depresioni i paslindjes duhet të trajtohet si çdo sëmundje tjetër mjekësore. Ilaçi quhet “zuranolone” dhe mediat botërore kanë thënë se do të jetë në dispozicion në fund të 2023-ës, shkruan Washigton Post.
Lena S, Wen doktoreshë dhe opinioniste në “Washington Post” tha se ky është një mesazh që do të donte të kishte dëgjuar gjashtë vjet më parë. “Disa javë pasi linda fëmijën tim të parë, qaja gjatë gjithë kohës dhe ndihesha e frikësuar dhe në ankth pa ndonjë arsye racionale”, ka thënë ajo. Fillimisht ia atribuoi problemin mungesës së gjumit, telasheve me luftën për të ekuilibruar punën dhe për t'u kujdesur për një të sapolindur. Sigurisht, ajo mendoi se kjo ishte normale.
Lena gjithashtu ka cekur se i ka marrë shumë kohë deri sa kërkoi ndihmë pasi që nuk e kuptonte se po vuan nga depresioni pas lindjes. Si ajo edhe shumë nëna të tjera përtonin t’i nënshtroheshin trajtimeve sepse ju merrte shumë kohë e angazhim. Kjo pastaj bënte që ato të qëndronin larg fëmijës.
“Përjashtimi ishte një infuzion intravenoz që kërkonte një qëndrim në spital dhe 60 orë infuzion të vazhdueshëm, një shqetësim i madh për shumicën e nënave të reja.”
Marrja e një pilule për dy javë është shumë më i arsyeshëm dhe të dhënat janë premtuese. Në provat klinike, gratë me depresion të rëndë të paslindjes pësuan një përmirësim të ndjeshëm të simptomave. Pasi ndaluan marrjen e pilulës, përmirësimet zgjatën për të paktën 45 ditë.
Është e rëndësishme që disa gra raportuan përmirësim brenda vetëm tri ditëve nga fillimi i mjekimit. Ky është një avantazh tjetër ndaj antidepresantëve të tjerë, të cilët duan një muaj ose më shumë për të pasur një efekt.
Ashtu si pothuajse të gjitha ilaçet, “zuranolone” ka efekte anësore, të tilla si përgjumja dhe lodhja. Për këtë arsye, pacientët këshillohen ta marrin natën dhe të mos ngasin makinën për të paktën 12 orë pas marrjes. Ajo gjithashtu kalon në qumështin e gjirit, dhe nuk dihet nëse ka efekte anësore kur i përcjellët foshnjës gjatë ushqimit me gji.
Nënat që dëshirojnë të vazhdojnë gjidhënien mund të "pompojnë dhe hedhin" për të ruajtur furnizimin me qumësht, pastaj të rifillojnë gjidhënien një javë pas përfundimit të ilaçit.
Por nena mendon se kjo mund t’i privojë nënat nga marrja e kësaj pilule. Në anën tjetër ajo thotë se depresioni është një gjendje shqetësuese si për nënën ashtu edhe për foshnjën.
Megjithatë Lena tregon se pilula “zuranolone” nuk është për të gjitha llojet e depresionit. Ajo këtë po e konsideron lajm të mirë për shkak se nënat me shkallë të ulët të depresionit mund ta kalojnë këtë periudhe me seanca të bisedave terapeutike.
“Unë prapë se prapë mendoj se pilula është një sensacion për nënat me depresion pavarësisht gjithçkaje”, ka thënë Lena. Ajo shtoi gjithashtu se kjo gjë më në fund do t’i bëjë njerëzit të kuptojnë se “të jesh nënë e fortë” nuk mjafton që të trajtohet depresioni.
Ajo mbaroi së shkruari duke thënë se :“Kjo stigmë ishte në thelb të asaj që më pengoi të kërkoja kujdes”. Nëse do të ishte diagnostikuar me diabet ose sëmundje të zemrës, do të kishte kërkuar menjëherë trajtim mjekësor dhe nuk do të kishte pasur turp për këtë. Një diagnozë e shëndetit mendor nuk duhet të jetë ndryshe.