Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mark Zuckerberg, i cili zotëron platformën e re Threads, njoftoi mbështetjen për veçorinë e ndarjes së postimeve në mesazhet direkte në Instagram, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, Threads ka marrë gjithashtu tekst alternativ të personalizuar për foto dhe video dhe një buton të ri (@).
Opsioni “dërgo në Instagram” i lejon përdoruesit të postojnë përmbajtjen e tyre të Threads direkt në DM të Instagram, përmes butonit “dërgo”.
Për më tepër, një opsion i personalizuar “alt-text” i lejon përdoruesit e Threads të shtojnë (ose modifikojnë tekstin alternativ ekzistues të gjeneruar automatikisht) për fotot dhe videot, përpara se të ngarkojnë atë përmbajtje.
Butoni i ri i do ta bëjë më të lehtë etiketimin e profileve në postimet e “Treads” të përdoruesit. Së fundi, platforma lehtëson verifikimin e identitetit të përdoruesit në platforma të ndryshme, të tilla si Mastodon. /Telegrafi/