Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një studim i ri ka treguar se nëse ecni 5000 hapa në ditë mund të mjaftojë për të parë rezultate të mira në shëndet, raporton BBC.
Më parë është thënë se numri magjik i hapave që të mbajnë të shëndetshëm është 10 mijë.
Shkencëtarët kanë bërë një analizë në më shumë se 226 mijë njerëz në mbarë botën dhe kanë arritur rezultat se 4000 hapa janë një start shumë i mirë në reduktimin e vdekjeve të parakohshme nga çfarëdo sëmundje.
Për të mbajtur zemrën dhe enët e gjakut të shëndetshme mjaftojnë 2.300 hapa. Sa më shumë hapa që bëni aq më shumë benefite shëndetësore keni, kanë thënë studiuesit, ka shkruar BBC.
Çdo 1000 hapa që bëhen përtej shifrës 4000 redukton rrezikun e vdekjes së hershme në më shumë se 15%.
Ekipi i këtij studimi është nga universiteti mjekësor i Lodz në Poloni dhe universiteti i mjekësisë John Hopkins në Shtetet e Bashkuara. Ata kanë gjetur se benefitet janë për të dy gjinitë dhe të gjitha moshat pavarësisht se ku jetojnë. Sidoqoftë benefitet më të mëdha janë vënë re tek njerëzit nën moshën 60 vjeç.
Profesori Maciej Banach nga Universiteti Lodz tha se derisa po rritet numri i ilaçeve për tretmane, ato nuk janë zgjidhja e vetme.
“Besoj se gjithnjë duhet të mendojmë ndryshime në stilin e jetës, duke përfshirë këtu dietën e mirë dhe ushtrimet”, ka thënë ai.
Honey Fine, një trajnere personale dhe instruktore për kompaninë globale të fitnesit “Barry's”, thekson se problemet vijnë nga qëndrimi ulur shumë gjatë. Ajo tha se qëndrimi ulur ngadalëson shumë metabolizmin e pastaj qon në rreziqe të ndryshme shëndetësore dhe ndikon shumë keq në problemet me shpinën edhe më vonë gjatë jetës.
“Qëndrimi ulur, mbajtja e qeseve pas bërjes pazar, pastrimi i dyshemesë, lëvizjet e ndryshme, na bëjnë më aktivë që të djegim kalori në mënyrë më efikase”, tha Honey.
Ajo gjithashtu ka cekur se sa më shumë që ecni aq më shumë do të ju shpërblehet me shëndet të mirë. Ecja ndikon shumë edhe në shëndetin mendor ka cekur Honey./koha/