Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Pijet me sheqer artificial fajtore për shumë sëmundje vdekjeprurëse, përfshirë kancerin

Shëndeti  |  10.08.2023 Ora 9:31   

Pijet me sheqer artificial të shtuar po konsiderohen shkaktare të shumë sëmundjeve vdekjeprurëse duke përfshirë edhe kancerin.

Shumë njerëz konsumojnë pije me sheqer pa e ditur rrezikun që ato shkaktojnë.

Sëmundje kronike të mëlçisë janë shkaktari thuajse kryesor i shumë problemeve shëndetësore që shkaktohen nga mosfunksionimi normal i këtij organi.

Sheqeri është një ndër shkaktarët kryesor në mosfunksionimin normal të mëlçisë. Ky përbërës i ëmbël po konsiderohet shumë i rrezikshëm edhe nga shkencëtarët e mjekët që kanë bërë të ditur se është agjent vdekjeprurës, raporton “News-medica.net”.

Studiuesit nga Brigham “Women’s Hostpital” kanë bërë studime të detajuara lidhur me pijet me sheqer dhe kanë gjetur rezultate jo të mira në lidhshmërinë e këtyre pijeve me sëmundjet vdekjeprurëse.

“Në dijeninë tonë, ky është studimi i parë që raporton një lidhje midis konsumimit të pijeve të ëmbëlsuara me sheqer dhe vdekshmërisë kronike të sëmundjeve të mëlçisë", kanë thënë studiuesit.

Ata pretendojnë që këto gjetje të studimit të fundit të ndihmojnë në krijimin e strategjive për të zvogëluar rrezikun për sëmundjet e mëlçisë.

Një total prej 98,786 grave pas menopauzës u përfshinë në analizat përfundimtare. 6,8 për qind e grave që konsumonin një ose më shumë pije me sheqer çdo ditë kishin një rrezik 85 për qind më të lartë të kancerit të mëlçisë dhe 68 për qind më të lartë të rrezikut të vdekshmërisë kronike të sëmundjeve të mëlçisë krahasuar me ato që kishin më pak se tre pije të ëmbëlsuara me sheqer në muaj.

Autorët vënë në dukje se studimi ishte vëzhgues, dhe kauza nuk mund të shkaktohet dhe u mbështet në përgjigjet e vetëraportuara rreth marrjes, përmbajtjes së sheqerit dhe rezultateve. Nevojiten më shumë studime për të përcaktuar pse pijet e sheqerosura duket se rritin rrezikun e kancerit të mëlçisë dhe sëmundjeve. Për më tepër, nevojiten më shumë kërkime për të ekuilibruar mekanizmat potencialë duke integruar gjenetikën, studimet paraklinike dhe eksperimentale dhe të dhëna të tjera.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing