Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Facebooku nuk lidhet me dëmet psikologjike, thuhet në një studim

Teknologji  |  10.08.2023 Ora 9:23   

Nuk ka ndonjë dëshmi se përhapja e Facebookut nëpër botë është e lidhur me dëmet psikologjike, thuhet në një studim të Oxford Internet Institute (OII), raporton BBC.

Hulumtimi ka shikuar se si ka ndryshuar mirëqenia në 72 shtete, ndërsa është rritur përdorimi i platformës së rrjetit social.

Ky zbulim kundërshton besimin e gjerë se rrjetet sociale shkaktojnë dëme psikologjike.

Disa shtete, përfshirë edhe Britania e Madhe, janë duke shqyrtuar një legjislacion për të mbrojtur përdoruesit e rrjetit social nga dëmet që vijnë online.

Meta, e cila ka në pronë Facebookun, është përballë me kritika pasi dëshmitë e sinjalizuesve dhe raportimet e mediave, sugjerojnë se hulumtimi i vetë kompanisë dëshmon për ndikimet negative që Facebooku ka te disa përdorues.

Ky hulumtim ka shikuar vetëm Facebookun e jo platformat tjera të Metas, si Instagrami.

Profesori Andre] Przybylski nga OII, ka thënë për BBC-në se studimi po përpiqet t’i japë përgjigje pyetjes se a shkaktojnë rrjetet sociale në mirëqenien e njerëzve.

“Zakonisht mendohet se është një gjë e keqe për mirëqenien, por bazuar në të dhënat që kemi mbledhur dhe analizuar, nuk është treguar kjo”, tha Przybylski./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing