Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Zoom, kompania e video-komunikimit, emri i së cilës u bë sinonim i punës nga distanca gjatë pandemisë, ka urdhëruar stafin që të kthehet në zyrë, raporton BBC.
Firma tha se besonte se një “qasje e strukturuar hibride” ishte më efikase dhe se njerëzit që jetojnë në një distancë deri 80 kilometra nga një zyrë, duhet të punojnë nga zyra të paktën dy herë në javë.
Është një shtytje e fundit e një kompanie të madhe për të kundërshtuar politikat për punë fleksibile.
Amazon dhe Disney janë ndër firmat që kanë reduktuar ditët e punës nga distanca.
Sondazhet sugjerojnë se punonjësit ende po mbajnë në një masë aftësinë për të punuar nga shtëpia.
Rreth 12 për qind e punonjësve në SHBA, ku Zoom i ka selitë, ishin plotësisht duke punuar nga distanca gjatë korrikut, ndërsa 29 për qind tjerë kishin politika hibride, sipas një sondazhi të bërë nga Universiteti i Stanfordit.
Para pandemisë, vetëm 5 për qind në SHBA punon nga shtëpia.