Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Megjithatë, aty ku ka kritika, ka edhe mundësi për përmirësim, dhe Renegade Design e ka pranuar këtë sfidë dhe në mënyrën e vet ka përmirësuar dizajnin e Serisë së fundit 7 (G70) duke përgatitur një strukturë të re të trupit të kësaj veture.
Kjo paketë modifikimi përfaqëson një përzierje harmonike të hollësisë dhe agresionit, dhe teksa dizajni standard ka ndarë të apasionuarit në dy grupe, kompleti i trupit arrin të vendosë një ekuilibër që rrit estetikën e veturës, përcjell Telegrafi.
Paketa Renegade përfshin një ‘spoiler’ të përparmë në parakolp, difuzorin e pasmë, çatinë dhe ‘spoilerin’ e pasmë, si dhe një grilë radiatori dhe strehë të pasqyrave anësore.
Çdo komponent është projektuar me saktësi dhe përshtatet në mënyrë të përkryer në linjat ekzistuese të veturës, duke rezultuar në një pamje kohezive dhe të rafinuar.
Klientët mund të zgjedhin midis dy bojërave, një të zezë me shkëlqim të lëmuar të bërë nga fibra bazalt ose një karboni më premium.
Deri më tani, paketa në fjalë është në dispozicion vetëm për modelet 740i, 740d dhe 760i. /Telegrafi/