Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në gjysmën e parë të vitit 2023, Kia shiti 304,757 vetura në Evropë, që është një rritje prej 3.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të fundit nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA), Kia regjistroi 304,757 automjete në Evropë në gjysmën e parë të 2023.
Kjo është një rritje prej 3,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Vetëm në qershor ata kanë shitur 54611 automjete Kia, shifër kjo prej 5.4 për qind më shumë se në qershorin e vitit të kaluar.
Pjesa e tregut evropian të Kia në gjysmën e parë të këtij viti arriti në 4.6 për qind, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Automjetet e elektrizuara të Kia përfaqësonin 34 për qind të shitjeve të saj evropiane.
Në gjysmën e parë të këtij viti, veturat elektrike të Kia përfaqësuan 34 për qind të shitjeve të Kia në Evropë – 103,656 njësi – gjë që dëshmon se kjo markë është duke u bërë një ofrues i zgjidhjeve të qëndrueshme.
Presidenti i Kia Europe, Won-Jeong Jeong tha: “Pas një fillimi rekord të vitit, Kia arriti rezultate rekord në gjysmën e parë të 2023. Me fillimin e planifikuar të shitjeve të modelit tonë të shumëpritur EV9 në gjysmën e dytë të vitit, ne besojmë se ky model i ri do të vazhdojë gjithashtu të dëshmojë fuqinë teknologjike të Kia dhe se do të pritet mirë nga klientët evropianë”.
Në gjysmën e parë të këtij viti, modeli më i shitur ishte vetura sportive Kia Sportage me 82,826 njësi të shitura, i ndjekur nga modeli Ceed me 68,758 njësi, ndërsa Picanto kishte 39,133 njësi të shitura. /Telegrafi/