Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Këto materiale ndikojnë në zvogëlimin e shpejtësisë së Wi-Fi

Teknologji  |  07.08.2023 Ora 9:03   
 

Ekspertët e Wi-Fi-së kanë treguar disa prej materialeve që ndikojnë në zvogëlimin e shpejtësisë së internetit, shkruan 'The Sun".

Në tentim për të ndihmuar përdoruesit që të përfitojnë maksimalisht nga lidhja e rrjetit pa kabllo.

Në mesin e materialeve janë metalet, muret e betonit, por edhe dritaret.

Nuk është befasuese që objektet metalike mund të pengojnë në shërbimin tuaj Wi-Fi. Kjo është për faktin se metali është material i rëndë për t’u depërtuar përmes tij. Çdo gjë metalike, si dera, muret apo infrastruktura e ndërtesës, mund të reduktojë fuqinë e Wi-Fi.

Kështu që duhet evituar vendosja e Wi-Fi në afërsi të objekteve të metalta.

Muri i betonit është shumë i trashë dhe i dendur, e bëhet e vështirë kështu që të depërtojë sinjali i Wi-Fi.

Nëse shtëpia e juaj është e mbushur me mure betoni, atëherë duhet të vendosni përforcues të Wi-Fi në dhoma të caktuara.

Pllakat e qeramikës po ashtu janë një tjetër material i zakonshëm që gjendet në shtëpi e që mund të prishë Wi-Fi tuaj. Kjo pasi pllakat shpesh kombinohen me mur të thatë.

Po ashtu materiale tjera janë dritaret, pasqyrat e për befasi është edhe uji. Mund të duket befasuese por objektet që përmbajnë ujë mund të zvogëlojnë forcën e Wi-Fi.

Ndër to janë akuariumet.

Po ashtu edhe orenditë e mëdha mund të dobësojnë Wi-Fi, ndërsa ndikojnë në dobësinë e rrjetit pa ka kabllo edhe pajisjet e kuzhinës si mikrovalët, enëlarëset e madje edhe televizori.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing