Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në një postim të rrallë në gjuhën angleze në X, ministria shkroi: “Ju lutemi mos e ndiqni llogarinë e rreme dhe as mos komentoni në postimet e saj”, duke thënë se në X nuk ekziston asnjë llogari e cila i përket Kanda-s ose stafit të tij.
“MOF i ka kërkuar X-it pezullimin e llogarisë imituese. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj” shkruhej në postimin e llogarisë zyrtare të ministrisë, teksa X e pezulloi llogarinë e rreme brenda disa orëve, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Llogaria, nën emrin “Masato Kanda” dhe ID e përdoruesit “@Jgghkj_”, duket se është krijuar në mars dhe ka bërë vetëm pesë postime deri më sot, duke përfshirë tre fotografi të Kanda të postuara më 1 mars. Postimi i fundit, i bërë në orën 15:56 (sipas kohës lokale), duket se ka imituar udhëtimin e fundit të Kanda në Ukrainë.
Kanda udhëtoi në Ukrainë të mërkurën për të shprehur mbështetjen e Japonisë për këtë shtet, njoftoi MOF.
Llogaria e rreme, e cila ndiqte rreth 5,000 përdorues dhe ndiqej nga pak më shumë se 550, nuk kishte bërë asnjë koment mbi valutën e jenit apo tregjet financiare. /Telegrafi/