Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjiganti i veturave, BMW, ka shpalosur një version të përditësuar të teknologjisë për ndryshim të ngjyrave të veturave, duke kaluar nga koncepti bardh e zi në të gjitha ngjyrat.
Brendi gjerman e prezantoi teknologjinë si pjesë të konceptit të fundit, “BMW i Vision Dee”, që po rri i shpalosur në panairin “Consumer Electronics Show” në Las Vegas.
“i Vision Dee” përmban një shtresë të jashtme që përdoret edhe nëpër pajisje të tjera teknologjike, që kryesisht kanë të bëjnë me reklamimin apo lexime të ndryshme.
Modeli mund të ndryshohet deri në 32 ngjyra. Kompania e ka bërë të mundshme që përdoruesit t’i kontrollojnë ngjyrat si të duan.
Eksterieri është i ndarë në 240 segmente që mund të kontrollohen një nga një.
Brendi i madh gjerman pati shpalosur teknologjinë për herën e parë vitin e shkuar në modelin iX Flow.
Teknologjia pritet të jetë në dispozicion për shitje në vitin 2025.