Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fillon prodhimi i Lotus Evija, brenda disa javëve do t’i shohim veturat e para në rrugë

Auto  |  04.08.2023 Ora 11:05   
Lotus më në fund ka njoftuar se ka nisur prodhimi i modelit Evija. Momentalisht ky model del të jetë vetura më e fuqishme e prodhimit në botë, me 2,011 kuaj fuqi dhe 1,703 njuton metër fuqi rrotulluese.

Një sërë vonesash kanë shkaktuar shtyrjen e datës së fillimit të prodhimit, por së më në fund vetura do dalë në treg.

Zëdhënësi i Lotus deklaroi se fabrika në Hethel të Anglisë, veçse ka filluar me montimin e Evija-s, dhe klientët e parë veturat e tyre do t’i marrin në javët në vijim, shkruan Arena EV, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, nuk dihet se sa nga 130 njësitë e planifikuara për prodhim janë shitur deri më tani.

Tetorin e kaluar, kompania njoftoi se të gjitha veturat e planifikuara për prodhim këtë vit veçse janë shitur, dhe vlerësimet janë të bazuara në rezervime.

Lotus tutje vuri në pah se shumica prej tyre janë blerës të interesuar, por se akoma nuk e kanë bërë porosinë e tyre. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing