Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Apple gjobitet nga Rusia

Teknologji  |  04.08.2023 Ora 11:03   

Gjykata ruse ka dënuar gjigantin teknologjik amerikan “Apple” me 4 mijë e 400 dollarë për shkak se nuk hoqi materialin e cilësuar si informacion të rrejshëm për operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Gjykata në Moskë që merret me shkeljet administrative dhe rastet e niveleve të ulëta, ka shpallur fajtor gjigantin teknologjik “Apple” për mosfshirjen e podcasteve dhe aplikacioneve që kanë përhapur informacione të rrejshme për konfliktin në Ukrainë, raportoi AP. 

Që kur ka nisur pushtimin e shtetit fqinj, Rusia ka ndëshkuar të gjithë ata që kritikojnë ose vënë në dyshim fushatën ushtarake në Ukrainë.

Opozitari Vladimir Kara-Murza është dënuar me 25 vjet burgim për tradhti pasi mbajti fjalim kundër luftës ruse në Ukrainë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing