Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këto sulme të inxhinierisë sociale kanë prekur “më pak se 40 organizata unike globale” që nga fundi i majit, thanë studiuesit e Microsoft nëpërmjet një blogu, duke shtuar se kompania kishte nisur hetimet.
Hakerët krijuan domene the llogari të cilat ngjasonin me ato të mbështetjes teknike dhe tentuan që t’i angazhojnë përdoruesit e Teams në biseda dhe t’i detyronin ata të miratonin kërkesat e vërtetimit me shumë faktorë (MFA), shtuan studiuesit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
“Microsoft ka ndaluar akterin nga përdorimi i domeneve dhe vazhdon të hetojë këtë aktivitet dhe të punojë për të korrigjuar ndikimin e sulmit”, shtuan ata.
Grupi i hakerëve i cili qëndron pas këtij aktiviteti – i njohur në industri si Midnight Blizzard ose APT29 – bazën e ka në Rusi, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara e kanë lidhur atë me shërbimin e inteligjencës së jashtme të vendit, vazhdonte deklarata e studiuesve.
“Organizatat e shënjestruara në këtë aktivitet ka të ngjarë të tregojnë objektiva specifike spiunazhi nga Midnight Blizzard drejtuar qeverisë, organizatave joqeveritare (OJQ-ve), shërbimeve të IT-së, teknologjisë, prodhimit diskret dhe sektorëve të medias”, thanë ata, pa përmendur asnjë nga organizatat që ishin në objektivat e hakerëve. /Telegrafi/