Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

2 deri në 10 minuta për të larguar stresin

Shëndeti  |  03.08.2023 Ora 11:32   

“Ju nuk duhet ta lini stresin të vazhdojë gjatë. Ai mund të ketë efekte që të çojnë deri në humbje kujtese”, kështu shprehet profesori Alberto Oliverio.

Ai sugjeron disa ushtrime që secili mund t’i bëjë me veten, për t’u larguar sadopak nga situatat që na zhysin në errësirë.

Kohëzgjatja 2 minuta

Të shtrirë ose të ulur në kolltuk, filloni të merrni frymë ngadalë, përmes hundës, në mënyrë të rregullt dhe të thellë. Përqendrohuni në gjoksin tuaj, duke e shtypur sa të mundni dhe pastaj duke çliruar sa më shumë ajër që keni thithur. Duhet përdorur diafragma dhe të ndjeni barku që shtrihet dhe ngrihet kur ju merrni frymë.

Kohëzgjatja 5 minuta

Mbyllni sytë dhe përfytyroni sikur jeni në një mjedis të qetë: jeni vetëm në një plazh pa njerëz ose në një lëndinë me lule. Merrni frymë ngadalë dhe përpiquni të mënjanoni çdo lloj mendimi për të mbetur vetëm me ndjesitë që vijnë nga mjedisi ku ju jeni zhytur: një erë e lehtë, oshëtima e dallgëve, jehona e zërit të pulëbardhave, cicërimat e zogjve, apo aroma e luleve. Mbajini gjatë këto ndjesi, ndërsa përqendroheni tek frymëmarrja, muskujt do të qetësohen.

Kohëzgjatja 10 minuta

Të shtrirë ose ulur në kolltuk, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë. Tani përqendrohuni në ballin tuaj dhe përfytyroni se do të shkarkoni tensionin e muskujve. Përqendrohuni tek muskujt e fytyrës, duke shkarkuar tensionin e tyre. Duke vazhduar me frymëmarrjen e ngadalshme dhe të rregullt, përpiquni të çlironi tensionin muskulor të qafës, të shpatullave, të krahëve dhe të duarve. Pastaj çlironi muskujt e barkut, shpinës, pjesën poshtë barkut, kofshët dhe këmbët, derisa të arrini tek gishtat e këmbëve.

Këto janë vetëm disa ushtrime, por metodat dhe teknikat e qetësimit janë të shumta: joga, për shembull të bën të përgjegjshëm për trupin tënd dhe të shtyn në një kontroll të fizikut dhe të mendjes përmes ushtrimeve në një kompleksitet në rritje. Disa prej tyre janë të lehta për t’u kryer dhe mund të kuptohen dhe të kryhen edhe pa ndihmën e një eksperti.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing