Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Seria BMW 6 është afër fundit të ciklit të saj, pasi raportohet se BMW-ja planifikon t’i japë fund prodhimit të serisë 6 Gran Turismo më vonë këtë vit, pa një zëvendësim të drejtpërdrejtë.
Megjithatë, kjo nuk është një surprizë e madhe duke pasur parasysh se është një nga modelet më pak të shitura të kompanisë bavareze. Në Gjermani, vetëm 509 vetura u regjistruan në vitin 2022 dhe vetëm 237 njësi në gjysmën e parë të këtij viti, sipas Autoblog.
Duhet theksuar se seria 6 GT nuk prodhohet vetëm në Dingolfing, Gjermani, por edhe në Indi e Malajzi.
Sipas raportimeve, BMW-ja mund të bashkojë serinë 4 dhe serinë 8 për të krijuar një linjë të re të serive 6, të ngjashme me mënyrën se si Mercedes i hoqi gradualisht modelet C-Class dhe E-Class Coupe dhe Cabrio për të krijuar CLE Coupe/Cabrio.