Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Studime të reja nga shkencëtarët kanë bërë të ditur se pija kombucha po redukton nivelin e sheqerit në gjak. Ata po thonë se kjo pijë është e mirë për njerëzit që janë të diagnostikuar me diabet të tipit 2.
Kombucha është çaj që përbëhet nga çaji i fermentuar, sheqeri, bakteria e mirë apo probiotikët dhe myshqet. Për të ardhur deri te një pijë komucha e mirëfilltë së pari duhet që myshqet dhe bakteri të rriten së bashku që të krijohet një formë kulture. Pastaj kjo lloj kulture i shtohet sheqerit dhe çajit pastaj kjo përzierje lihet në mënyrë qe të kryhet procesi i fermentimit. Kështu si përfundim krijohet pija kombucha.
Pija “në modë” u është servuar 12 njerëzve në mënyrë që të testohet efekti i saj. Këta njerëz e kanë pirë atë në baza ditore në darkë për 4 javë me radhë. Ata gjithashtu gjatë kësaj periudhe kanë pirë një tjetër pije që në dukje është pothuajse e njëjtë me kombuchan, në mënyrë që të mos e dinin diferencën.
Pas 4 javësh që kanë pirë kombucha këta 12 njerëz e kanë vënë re se iu është ulur dukshëm niveli i sheqerit në gjak. Por nuk ndodhi njëjtë edhe me pijen tjetër që lë të kuptohet se kombucha është ajo që ka bërë efektin.
Por studiuesit kanë cekur se këtij eksperimenti i duhet ende kohë që të zhvillohet në më shumë njerëz dhe të shihen rezultatet edhe në më shumë organizma.
Sidoqoftë disa studime me pijen kombucha studiuesit i kanë bërë edhe në kafshë dhe ka rezultate të mira në ruajtjen e baktereve të shëndetshme që jetojnë në zorrë. Kjo gjë lë të aludohet se kjo pije ndikon mirë në tretjen e ushqimit që nënkupton se ulë nivelin e sheqerit të padëshiruar në gjak.
Kambucha gjithashtu mundëson regjenerimin e qelizave beta që prodhojnë hormonin e insulinës që rregullon sheqerin në gjak. Por kjo pije u jep njerëzve një ndjesi ngopjeje gjë që po konsiderohet pozitive edhe për humbjen e peshës së pa dëshiruar.
Doktor Dan Merenstein që mori pjesë në këtë studim tha: “ Shumë më shumë kërkime duhet të bëhen por kjo është shumë premtuese.”
Gjatë studimit doktorët u kanë kërkuar pjesëmarrësve të pinë kombucha dhe një pije tjetër në një afat kohor prej 8 javësh duke lënë në mes tyre edhe një periudhe 8-javëshe në mënyrë që të dihen efektet.
Duke komentuar për studimin, Naveed Sattar, profesor i mjekësisë metabolike në Universitetin e Glasgout, tha: 'Ky është një test shumë i vogël dhe kështu rezultatet nuk janë aspak bindëse. 'Nuk do të tundohesha të merrja kombucha në bazë të këtyre rezultateve.
'Përkundrazi, do të bëja gjërat që dimë se funksionojnë për të ndihmuar në përmirësimin e kontrollit të diabetit dhe këtu i përfshij faktorët si aktivitetin e mirë, gjumin dhe përpjekjet për të zvogëluar sasinë time të kalorive të matura”, ka thënë Sattar.
“Medicalnewstoday” ka publikuar disa të dhëna të një studimi se pija mbron nga infeksionet poashtu.
Kur kombucha fermentohet, procesi prodhon një lloj acidi të quajtur acid acetik, i cili është gjithashtu i pranishëm në uthull. “ResearchTrusted Source” sugjeron se acidi acetik ka veti antimikrobiale.
Studime të tjera sugjerojnë se kombucha është një antimikrobik, që do të thotë se mund të jetë në gjendje të vrasë mikrobet dhe të ndihmojë në luftimin e një sërë bakteresh.
Kjo sugjeron se mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve duke vrarë bakteret që i shkaktojnë ato para se trupi t'i absorbojë ato.
“Medicalnewstoday” gjatë raportimit për pijen ka cekur se kombucha i kontribuon edhe shëndetit mendor. Ka lidhje të forta midis depresionit dhe inflamacionit, kështu që efekti anti-inflamator i kombucha mund të ndihmojë në lehtësimin e disa simptomave të depresionit./koha/