Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mercedesi shkon përtej parashikimeve

Auto  |  02.08.2023 Ora 11:44   
Mercedes-Benz ka rritur pritshmëritë për vitin aktual, pasi shënoi rritje të shitjeve në segmentin e automjeteve me fitim të lartë në tremujorin e dytë të 2023-s.

Kompania tani pret që fluksi i parave të jetë “pak mbi” nivelin e vitit të kaluar. Fitimi operativ (EBIT) pritet të jetë i pandryshuar, krahasuar me parashikimin e mëparshëm për “rënie të lehtë”.

Rritja e shitjeve të automjeteve me fitim të lartë kontribuoi në rritjen e pritshmërive. Kompania tani pret që kjo njësi të arrijë një marzh EBIT prej 13-15 pë rqind, nga 11-13 për qind më parë.

Menaxhmenti përpiqet të ruajë marzhet për të mundësuar kalimin në automjetet elektrike. Kjo strategji përfshin fokus në automjetet më të shtrenjta me një marzh më të lartë fitimi dhe një fokus të reduktuar në modelet më pak fitimprurëse si A-Class. Shitjet e modeleve me marzh më të lartë u rritën me 12 për qind në tremujorin e dytë, raporton Momentum.

Shitjet e automjeteve elektrike u rritën në tremujorin me 50 për qind në rreth 96 mijë automjete dhe pjesa e tyre në dërgesat totale të automjeteve arriti në 18.6 për qind.

Në tremujor, kompania regjistroi një EBIT prej pesë miliardë eurosh, që është mbi pritshmëritë prej 4.7 miliardë euro.

Shikuar sipas rajoneve, tregu amerikan pati rritje të të ardhurave prej 12 për qind, tregu evropian rriti shitjet me nëntë për qind, ndërsa tregu kinez pësoi rënie prej 12 për qind.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing