
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një sondazh i kryer nga Bloomberg tregoi se 21.5 për qind e blerësve të Teslas nuk e pëlqejnë shefin e kësaj veture, Elon Musk.
Sipas rezultateve të një ankete të kryer, blerësit e veturës Model 3 kanë ndryshuar qëndrim për shkak të opinioneve që Musk i ka shprehur viteve të fundit për shumë tema.
“Sondazhi tha se blerësit kanë një ndjenjë tradhtie nga Musk sepse ai zgjodhi përleshje politike në internet, minimizoi pasojat e ndryshimeve klimatike dhe mbështeti figura e ide të diskutueshme”, thuhet në raportin e Bloombergut.
Ndërsa, 18.7 për qind e klientëve shfaqën shqetësime për cilësinë ose shërbimin, e 17.8 për qind ishin të pakënaqur me perceptimin e markës Tesla.
Të përfshirët në sondazh kanë propozuar që Musk të distancohet “sadopak” me Teslan
“Unë nuk dua që vetura ime të jetë temë për Elon Muskun”, deklaroi një klient.