Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania që ka në pronësi Twitterin, tani i quajtur X, po padit një organizatë studimi i së cilës kritikoi platformën.
C Corp ka akuzuar Qendrën për Parandalimin e Urrejtjes Digjitale (CCDH) për “veprime të paligjshme” për “qasje të papërshtatshme” në të dhënat e saj.
Në përgjigje, organizata akuzoi pronarin e X Corp, Elon Musk, se po përpiqej të heshtte këdo që e kritikon, raportoi BBC.
Studimi i CCDH-së ka treguar se urrejtja dhe dezinformatat po “përhapeshin si zjarri në platformën nën pronësinë e Muskut”.
Në akuzë thuhet se CCDH mori qasje të paautorizuar të të dhënave të X.
Si rezultat i raporteve të CCDH-së “një numër i kompanive që bëjnë marketing në X në vazhdimësi, menjëherë kanë pezulluar reklamat në X”, thotë akuza./koha/