Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Ndalohet përdorimi i tre antibiotikëve në disa raste të veçanta

Shëndeti  |  01.08.2023 Ora 8:45   

Oda e Farmacistëve të Kosovës, ka njoftuar se është ndaluar përdorimi i antibiotikëve Ciprofloxacin, Levofloxacin, Norofloxacin.

Ky vendim është marrë nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, pas kërkesës nga kompania farmaceutike Alkaloid dhe KRKA.

“Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale aprovon kërkesën e kompanisë farmaceutike Alkaloid dhe KRKA, për ndalimin e përdorimit të antibiotikëve Ciprofloxacin, Levofloxacin, Norofloxacin, në disa raste të veçanta si dhe përdorimin e tyre përtej dozave të rekomanduara për përdorim”, thuhet në njoftimin e Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Në kërkesën e kompanisë farmaceutike Alkaloid dhe KRKA shkruan se  fluorokinolonet sistematikë dhe të inhaluar nuk duhet të përshkruhen për pacientët që më parë kanë pasur reaksione negative ndaj ndonjë antibiotiku kinolon ose fluorokinolon, infeksionet jo të rënda ose vetëkufiziuese, infeksionet e lehta deri mesatare, infeksionet jobakteriale dhe në parandalimin e diarresë së udhëtarëve ose infeksioneve të përsëritura të traktit urinar të poshtëm.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing