Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
“Me platformën e re të transmetimit të NASA-s, hapësirën po e vendosim në majë të gishtave”, tha Marc Etkind, administratori i komunikimit i NASA-s, në një deklaratë.
“Transformimi i pranisë sonë dixhitale do të na ndihmojë të tregojmë më mirë historitë se si NASA eksploron të panjohurën në ajër dhe hapësirë, frymëzon përmes zbulimit dhe sjell risi për të mirën e njerëzimit”, shtoi ai, raporton Tech Crunch, përcjell Telegrafi.
NASA+ do të jetë në dispozicion përmes aplikacionit NASA në telefonat dhe tabletat iOS dhe Android, e gjithashtu edhe në platformat tjera të transmetimit si Roku, Apple TV dhe Fire TV.
Shërbimi i transmetimit do të jetë i qasshëm edhe nëpërmjet ueb-sajtit beta të agjencisë. Eksperienca e re me ueb do të jetë gjithashtu shtëpia e informacionit të misioneve dhe studimeve të agjencisë, të të dhënave mbi klimën dhe përditësimeve rreth Artemis.
Agjencia hapësinore momentalisht e përdorë NASA TV-në për transmetimin e përmbajtjeve me video dhe lansimit të raketave dhe satelitëve. Ajo përmbajtjen e transmeton në “24/7” si në faqen e NASA-s ashtu edhe në YouTube. Duke lansuar shërbimin e saj të transmetimit, NASA po krijon një hapësirë të dedikuar për shikuesit që të kenë qasje në përmbajtjen e saj. /Telegrafi/