Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Brad Pitt ndalon prodhimin e filmit të për garat e Formula 1 në solidaritet me grevën e aktorëve në Hollywood

Film  |  31.07.2023 Ora 9:21   

Brad Pitt ka pezulluar prodhimin e filmit të tij të garave në Formula 1 “Apex” në mes të grevës së SAG-AFTRA Strike.

Ylli 59 vjeç, ka xhiruar projektin e ri pwr APPLE TV+ në Hungari gjatë javëve të fundit.

Megjithëse vendi bie jashtë juridiksionit të sindikatës së aktorëve të Hollywoodit, fituesi i çmimit “Oscar” donte të tregonte solidaritet me aktorët derisa greva të zgjidhej sipas The Sun.


Foto: Getty Images

“Brad ra dakord që ata të përfundonin xhirimet e rezervuara, por ka shtyrë prodhimin e planifikuar gjatë dy muajve të ardhshëm”, tha një burim për botimin.

“Shtyrja e prodhimit ishte një thirrje masive, veçanërisht financiarisht, por Brad ka dëgjuar shqetësimet e njerëzve me të cilët punon dhe dëshiron të tregojë mbështetjen e tij”, shtoi burimi.

Kasti dhe ekipi i “Apex” kanë qenë duke xhiruar në Budapest, por Brad ka bërë thirrje që datat e ardhshme të shtyhen, në solidaritet me të gjithë ata që janë në grevë.

Për momentin prodhimi për “Apex” ka të ngjarë të rifillojë në nëntor në Las Vegas.

Në fillim të këtij muaji Brad – i cili luan në film dhe është producent i tij – mbërriti në Çmimin e Madh të Formula 1 në Silverstone, Angli, në karakterin e shoferit imagjinar të makinave të garave Sonny Hayes.

Aktori veshi një kostum të bardhë garash për këtë rast dhe u përzie me spektatorët e tjerë të famshëm për të filmuar skenat përpara garës së madhe.

Një garë imagjinar i ekipit të Formula 1 u krijua gjithashtu për xhirime gjatë garës.

Pitt ka qenë duke testuar shpejtësit në makinerinë e Formula 2 për dy muaj – fillimisht në Circuit Paul Ricard në Francë dhe më pas në Silverstone.

Në film, ylli i “Fight Club” do të luajë një shofer që ka dalë nga pensioni për të konkurruar përkrah një fillestari dhe kundër titanëve më të mëdhenj të sportit.

Joseph Kosinski, i njohur për punën e tij në “Top Gun: Maverick”, do të drejtojë filmin.

Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton është producent bashku me Plan B Entertainment dhe Jerry Bruckheimer Films.

“Wshtw diçka për të cilën kemi punuar për kaq shumë kohë. Ne duam që të gjithë ta duan atë dhe të ndiejnë vërtet se ne përmbledhim thelbin e këtij sporti”, ka deklaruar Hamilton së fundmi.

Apple ka blerë të drejtat e filmit, duke shënuar filmin e tij të dytë artistik me Pitt, ku ai gjithashtu luan në trilerin “Wolves” së bashku me George Clooney.

Aktorët e Hollywoodit hynë në grevë në fillim të këtij muaji pasi bisedimet me studiot u ndërprenë, duke u bashkuar me shkrimtarët e filmit dhe televizionit të cilët kanë qenë në grevë që nga maji dhe duke thelluar përçarjen e shumë shfaqjeve dhe filmave.

Hera e fundit që aktorët dhe shkrimtarët ishin në grevë së bashku ishte në vitin 1960, kur Ronald Regan ishte presidenti i Shoqatës së Aktorëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing