Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Shqipëria, e shtata në listën e shteteve më frutngrënëse në botë

Shëndeti  |  28.07.2023 Ora 11:47   

Dominika [shtet në Karaibe] është shtëpia e ngrënësve më të mëdhenj të frutave në botë, tregojnë të dhënat. Shqipëria renditet e shtata, ndërsa për Kosovën nuk ka të dhëna.

Njerëzit në vendin që gjendet në ishullin e Karaibeve hanë mesatarisht 387.2 kg fruta në vit. Kjo është ekuivalente me rreth 1.500 mollë ose 2.500 banane secila, shkruan DailyMail.

Në krahasim, njerëzit në Britani të Madhe hanë 86.4 kg fruta në vit, tregojnë të dhënat më të fundit nga viti 2020. Britania e Madhe zë vendin e 65-të për ngrënien e frutave.

Ndërkohë, SHBA-ja renditet e 51-ta, me mesataren e ngrënies 93.8 kg fruta në vit.

Shqiptarët hanë mesatarisht 190.9 kg fruta në vit.

Të dhënat e konsumit të frutave, të shpërndara nga “Our World in Data”, një platformë e mbështetur nga “Universiteti i Oksfordit”, janë në dispozicion për 195 vende.

Rezultatet u llogaritën duke ndarë peshën totale të frutave të konsumuara nga popullsia.

Greqia (142 kg), Portugalia (130.5 kg) dhe Italia (129.9 kg) hanë më së shumti fruta në Evropë, tregojnë të dhënat.

Në skajin tjetër të shkallës globale erdhën Zambia (4.6 kg), Çadi (7.1 kg) dhe Togo (7.4 kg).

gjithashtu i ndanë të dhënat në tipe të ndryshme frutash duke zbuluar se personi mesatar në Britani të Madhe ha 20.3 kg portokalle, 17.1 kg mollë dhe 13.8 kg banane në vit, vetëm për të përmendur disa nga to.

Në krahasim, njerëzit në SHBA konsumojnë 25.8 kg portokalle, 15.5 kg mollë dhe 11.2 kg banane.

Ngrënësit më të mëdhenj të frutave:

1.Dominika 387.18 kg

2.Republika Domenikane 353.04kg

3.Guajana 294.05kg

4.Papua Guinea e Re 214.97 kg

5.Sao Tome dhe Principe 200.98kg

6.Uganda 200.89 kg

7.Shqipëria 190.80 kg

8.Gana 179.59kg

9.Malawi 174.02kg

10.Samoa 157.71kg

Vendet që hanë më pak fruta:

1.Gambia 4.61 kg

2.Zambia 7.01kg

3.Çadi 7.05 kg

4.Togo 7.35 kg

5.Etiopia 12.21 kg

6.Mauritania 12.37 kg

7.Mongolia 13.10 kg

8.Kamboxhia 13.76 kg

9.Timori Lindor 13.82 kg

10.Lesotho 14.81 kg./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing