Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dacia përgatitet për “reforma”, nuk do të jetë veç një markë e lirë

Auto  |  28.07.2023 Ora 11:33   
 

Renaulti po tenton të bëjë me markën Dacia atë që Volkswageni bëri me Skodan.

Në fillim të lansimit, Skodat ishin të lira dhe zakonisht bazoheshin në platformat më të vjetra mekanike të Volkswagenit, dhe pas rezultateve të shkëlqyera të shitjeve, ato u rriten në çmim.

Renaulti tani synon marzhe më të larta për Dacian, të cilën e ka në pronësi më shumë se dy dekada, shkruan Automotive News Eurpe. Motoja e re është “vlera për para”, dhe qëllimi nuk është vetëm shitja e veturave të lira.

Marzhet tani janë 10 për qind, ka thënë Luca de Meo në planin e tij strategjik të përditësuar dhe niveli do të arrijë në 15 për qind deri në vitin 2030.

Është një nivel i ngjashëm me atë të arritur nga markat premium si BMW dhe Mercedes-Benz.

Dacia është gati të futet në segmentin kompakt më fitimprurës, duke filluar me crossoverin aktual me shtatë ulëse Jogger. Një SUV kompakt, Bigster, do të prezantohet në vitin 2024, i ndjekur nga dy modele të tjera kompakte deri në vitin 2030./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing