Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zbulimi i plagjiaturës një hap më i lehtë, ‘Inspera’ blen ‘Crossplag’

Teknologji  |  27.07.2023 Ora 11:40   

Inspera, platformë e vlerësimeve digjitale ka njoftuar se ka blerë Crossplag, një mjet që zbulon plagjiaturën në shumë gjuhë të botës. Crossplag është kompani kosovare, me themelues dhe CEO, Besart Kunushevci, dhe bashkëthemelues Visar Muhaxhiri.

Në kohën e pushtimit të shkrimeve të prodhuara nga Chat GPT apo mekanizma tjerë të inteligjencës artificiale (AI), ky bashkëpunim do të mundësojë  që dorëzimet e studentëve mund të kontrollohen për përputhje dhe origjinalitet ndër-gjuhësh.

Duke përfshirë ekspertizën dhe teknologjinë e Crossplag, Inspera synon të përmirësojë më tej zgjidhjet e saj, secila prej të cilave fuqizon edukatorët dhe institucionet për të ofruar vlerësime autentike me lehtësi, shkruan Inspera, transmeton RTKlive. Përfshirja e aftësive të Crossplag në të gjitha këto fusha do t'u mundësojë institucioneve të vlerësojnë me besim më të madh.

Udhëheqësi në nivel global i Insperas, Andrew Cons tha se ky bashkëpunim do të përmirësojë vlerësimet digjitale dhe do t’i bëj ato edhe më innovative.

“Integrimi i aftësive të Crossplag do t'u sigurojë klientëve tanë mjete më të forta që sigurojnë integritet akademik dhe nxisin praktika të drejta vlerësimi”, u shpreh Cons.

Ndërkaq themeluesi i Corssplag, Besart Kunushevci, tha se gjithnjë i kanë dhënë përparësi privatësisë dhe sigurisë së të dhënave.

“Ekipi ynë ka punuar pa u lodhur për vite me radhë për të zhvilluar një teknologji të avancuar të zbulimit të plagjiaturës që mbulon një gamë të gjerë gjuhësh dhe përfshin zbulimin e shkrimit të drejtuar nga AI. Së bashku, ne synojmë të ofrojmë institucione në mbarë botën me një alternativë të fortë dhe të besueshme për ruajtjen e integritetit akademik që fokusohet në inovacionin, privatësinë e të dhënave dhe një qasje më holistike ndaj vlerësimeve”, ka deklaruar Kunushevci./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing