Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Beaune është një fshat në Francë që ndodhet në një pjesë të një rruge rajonale dhe 2300 automjete kalojnë çdo ditë. Nuk është shumë, por për një fshat të vogël - është.
Shpejtësia e automjeteve është shumë më e lartë se kufiri. Kjo është arsyeja pse ekspertët e trafikut erdhën në ndihmë dhe projektuan sinjalistikë unike horizontale në këtë fshat.
Pas gjithë kësaj qëndron një ide – qëllimi është që të ngadalësohet trafiku në kryqëzim sa më shumë që të jetë e mundur. Përgjegjësit u përpoqën të krijojnë kaos vizual që do t'i inkurajojë shoferët të ngadalësojnë shpejtësinë.
Rezultatet e para tregojnë se shpejtësia në këtë pjesë të rrugës është ulur në mënyrë drastike.
Nga ana tjetër, disa kritikë fajësojnë autoritetet për faktin se rrugët janë vizatuar me vija të forta dhe siç e diktojnë rregullat e qarkullimit rrugor, nuk duhet të vozitni mbi to. Megjithatë, në këtë rast shoferët duhet t'i kalojnë ato./koha/