Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Porosi të panumërta për Cybertruckun e Teslas, klientët duhet të presin deri në pesë vjet

Auto  |  27.07.2023 Ora 11:36   
 

Tesla ka marrë më shumë se 1.9 milionë porosi për Cybertruckun e saj dhe me planet për të prodhuar 375 mijë njësi në vit, klientët e rinj teknikisht do të presin rreth pesë vjet për dorëzim.

Megjithatë, është e mundur edhe që një numër i konsiderueshëm rezervimesh të mos realizohen sepse kompania Tesla ka kërkuar një depozitë prej vetëm 100 dollarësh. Disa blerës mund edhe të heqin dorë.

Cybertruck prodhohet në fabrikën Giga në Teksas, por prodhimi mund të bëhet edhe në Meksikë kur fabrika të funksionojë pas disa vitesh.

Do të jetë interesante të shihet nëse Cybertrucku do të jetë i disponueshëm jashtë Amerikës së Veriut, përkatësisht Evropës dhe Azisë, ku klientët tashmë mund të para-porosin modelin. Për shkak të madhësisë dhe peshës së tij, shitja e Cybertruckut në “tregjet jashtë shtetit” mund të përbëjë një sfidë serioze. Për shembull, në disa vende evropiane duhet të klasifikohet si kamion komercial.

Shefi i kompanisë, Elon Musk, thekson tiparet inovative të Cybertruckut, duke pohuar se furgoni elektrik nuk është as i ngjashëm me automjetet që shihen sot në rrugë.

“Ai përmban shumë teknologji dhe nuk duket si asnjë automjet tjetër sot”, ka thënë Musk.

Cybertruck kishte një milion para-porositje në maj 2021, që do të thotë se rezervimet pothuajse janë dyfishuar në dy vjetët e fundit./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing